Arrestohet me armë një person nga Haraçina

Policia ka arrestuar të martën një 25 vjeçar nga fshati Haraçinë. Sipas Ministrisë së brendshme, gjatë kontrollit të kryer policor, atij i është gjetur një revole e llojit “Ecol Firat Magnum” 9 mm me një karikator, transmeton Gazeta Lajm.
Ai është arrestuar në ora 17 e 20 minuta, në bulevardin “Aleksandar Makedonski” dhe ndaj tij do të ngritet padi adekuate.