Arrestohet mafiozi italian që bashkëpunoi me këngëtaren shqiptare

Arratia e Fabrizio Capogna ka marrë fund.

Mafiozi i shumëkërkuar italian u kap në Aeroportin e Fiumicinos në Romë.

39-vjeçari prej më shumë se një viti fshihej në Spanjë, me identitet të rremë.

Ai u shpall në kërkim nga autoritetet pas operacionit të koduar “Sponge Bob”, ku u arrestuan 10 persona, në mesin e tyre futbollisti italian Alessandro Corvesi, të cilit në vitin 2021 iu gjetën 21 kilogramë drogë dhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila.

Capogna furnizonte me kokainë nga Spanja një grup të strukturuar kriminal që merrej me shpërndarjen e saj në Itali.

Droga pritej nga ‘Rindi’ dhe ‘Qorri’, dy shqiptarë të moshës 36 dhe 33 vjeç.

Por, mafiozi i njohur, ishte i përfshirë edhe në grupin kriminal që drejtohej nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, lider i “Ultras” së Lazios, i cili ishte vrarë në vitin 2019-të në Parco degli Acquedotti/ Klankosova.tv