Arrestohet krimineli nga Turqia i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë më datën 06.05.2022, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme, Njësia për Çështje Kriminalistike Çair e kanë privuar nga liria A.A. (59) nga Republika e Turqisë. Ai është kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Ankarë. Personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të Stacionit Policor Bit Pazar për procedurë të mëtejme.