Arrestohet krimineli i kërkuar për kontrabandë të 100 kilogramë marihuanë

MPB informon se zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (9 mars) rreth orës 17:20, në rrugën “Svetozar Pepovski” në Gostivar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, kanë arrestuar 38-vjeçarin E.M nga Gostivari.

Nga MPB thonë se ai dyshohet për përfshirje në rastin e 15 dhjetorit të vitit të kaluar, kur në stacionin e pagesës në Glumovë u kap një automjet mallrash me 100 kg marihuanë.

Ai një kohë ishte në arrati jashtë vendit tonë, ndërsa sot pas mbajtjes së tij do të dërgohet në Institucionin ndëshkues përmirësues “Burgu Shkup”, për vuajtje të paraburgimit 30 ditor.