Arrestohet ish “branitelli” maqedonas, nuk e ka dorëzuar armatimin pas konfliktit të 2001-shit

Policia ka arrestuar një ish pjesëtar të njësitit policor “Llavovi”, pasi ka gjetur armë në shtëpinë e tij.
Sipas policisë, armatimin ky ish “branitell” nga Shtipi, e ka poseduar nga konflikti i vitit 2001, kurse nuk e ka kthyer në vitin 2003, siç parasheh ligji, transmeton Gazeta Lajm.
Bëhet fjalë për 47 vjeçarin me iniciale S.P. tek i cili janë gjetur 58 plumba të kalibrit 7,62 mm, për disa lloje të armëve.