Arrestohet hajduti nga Shkupi, vetëm 21 vjeç ka kryer 33 vjedhje

Policia ka arrestuar një vjedhës nga Shkupi, nën akuzën se ka kryer 33 vjedhje. Sipas MPB-së, vjedhjet personi me iniciale R.M. (21), i ka kryer në Ohër dhe në Manastir. Ai ka vepruar në “resore” të ndryshme, duke kryer vjedhje në shitore, vetura, të biçikletave, e kështu me radhë. Prej tyre 23 i ka kryer në rajonin e Manastirit, kurse 10 në rajonin e Ohrit, transmeton gazeta Lajm.
Policia kundër tij do të parashtrojë padi adekuate.