Arrestohet edhe një person nga “grupi” i Mijallkovit, Gruevskit dhe Kamçevit

Me urdhër të prokurorisë për krim të organizuar, sot në mëngjes është arrestuar Risto Novaçevski, kumbarë i ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Burime nga prokuroria kanë njoftuar se ai është arrestuar si i dyshuar për parcelat në Vodno, transmeton Gazeta Lajm.
Bashkë me Novaçevskin në këtë rast dyshohen edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Orce Kamçev, nëna e tij Ratka Kamçeva dhe Nenad Josifoviq.