Arrestohet avokatja nga Kumanova, lexoni çfarë dallavere i ka bë klientes së saj!

Policia ka arrestuar avokaten 40 vjeçare nga Kumanova me iniciale M.F. për shkak të dyshimit të bazuar që pakryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”.
M.F. në cilësinë e avokates, ka nënshkruar autorizim me S.P., me të cilën është autorizuar t’i përfaqësojë interesat e saj juridike pranë Fondit pensional me interes 20 për qind,
Më datë 25.11.2019 klientja e dëmtuar ka pranuar Vendim me të cilin i njihet e drejta për pension familjar dhe në bazë të atij vendimi i janë paguar 680.634 denarë. Më datë 02.12.2019, avokatja M.F. me letërnjoftim origjinal të klientes të siguruar paraprakisht, ka angazhuar nj femër të panjohur për policinë që fizikisht i ka përngjarë klientes së saj dhe bashkërisht në bankë në Kumanovë kanë tentuar të bëjnë transaksion të hollave, por pa sukses. Pas kësaj, M.F. sërish me letërnjoftimin e klientes ka angazhuar një tjetër person të gjinisë femërore me të cilën kanë shkuar bashkë në bankë në Karposh-Shkup, ku i kanë marë 240 mijë denarë klientes, një javë më vonë (10.12.2019), me qëllim që të fshehë verën e kryer penale, M.F. ka bë pagesë të 247.600 denarëve me qëllim “Pagesë të transferim të mjeteve-pension regres familjar”, me çrast menjëherë e ka bllokuar fletëpagesën në vlerë prej 247.600 denarëve dhe ka tërhequr 100.000 denarë, kurse në llogarinë 147.600 denarë.
Pas hetimeve të kryera nga ana e Gjykatësit hetues, avokates i është caktuar paraburgim tetë ditor.