Arrestohet 82-vjeçari nga Shkupi, kërkohej me fletarrest

Sot, në ora 17:35 është arrestuar B.Z. (82) nga Shkupi.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai kërkohej me fletarrest dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për mbajtjen e dënimit me burg prej 5 vjetësh.

82-vjeçari është dorëzuar në stacion policor dhe do të dërgohet në burg, transmeton TV21.