Arrestohet 52 vjeçari nga Reçica e Tetovës, posedonte heroinë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14 e 45 minuta, në fshatin Zhelinë të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuan 52-vjeçarin D.Q. nga Reçica e Vogël, sepse gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Volkswagen Vento” me targa të Tetovës, me të cilin ka qenë duke udhëtuar është gjetur heroinë. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe sot (2 tetor) me parashtresë adekuate është nxjerrë para gjykatësit hetues me procedurë paraprake, në Gjykatën Themelore Tetovë, ku ndaj tij është përcaktuar masa e paraburgimit.