Policia e Kërçovës ka arrestuar një 48-vjeçar të dyshuar për dhunë në familje, raporton Tetovasot.
Sipas NJPB Kërçovë, O.P. (48) u privua nga liria pasi bashkëshortja e tij 50-vjeçare kishte denoncuar se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare, duke përdorur edhe një send të fortë.
I dyshuari është ndaluar në polici, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.





