Arrestohet 42-vjeçarja, u dënua me 12 vjet burg

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 16:30 policët e Departamentit për Punë të Brendshme Gjorçe Petrov para qendrës tregtare në Gostivar kanë arrestuar S.R.(42-vjeçare) nga fshati Çajlanë e Shkupit.

Ajo u kërkua me fletarrest nga Gjykata Penale për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh.

Personi është dorëzuar në Burgun e Idrizovës, thuhet në njoftim, transmeton TV21.