ASH: Sela autorizohet të vazhdojë bisedimet për shumicën e re parlamentar (VIDEO)

Kryesia Qendrore është mbledhur sot në selinë qendrore në Tetovë, në të cilën kryetari i partisë, z. Ziadin Sela, ka informuar anëtarët e kryesisë për detajet nga takimet e fundit që po zhvillohen lidhur me krijimin e shumicës së re parlamentare.

Kryesia Qendrore në mënyrë unanime ka autorizuar kryetarin dhe kryesinë e ngushtë që të vazhdojë bisedimet me partitë tjera dhe deputetët e partive më të vogla të cilat kanë treguar gadishmëri për të qenë pjesë e shumicës së re parlamentate, e cila do të zgjedh më pas edhe përbërjen e re të Qeverisë.

Detajet nga këto takime do të jepen gjatë ditëve në vazhdim./KlanMacedonia/