Arrestohet 38 vjeçari nga Tetova, akuzohet për sulm fizik ndaj gruas së tij

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme , diku rreth orës 14:00, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 38-vjeçarin A.A. nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga gruaja e tij 33-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për hetim të plotë dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të ngritët padi përkatëse. /Alsat.mk