Sot, në ora 12:30 është arrestuar 36-vjeçari me iniciale E.A. nga Gostivari.
Arrestimi, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, vjen pasi për të njëjtin ishte shpallur urdhër gjyqësor.
“Ai është i dënuar me burg për veprën penale “vjedhje” të dënuar në bazë të nenit 237 të Kodit Penal. Pas arrestimit, E.A. është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.