Arrestohet 23-vjeçari, diler i drogës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje e ka arrestuar një 23-vjeçar nga Gostivari, diler i drogës për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh.

“Më 27.07.2021 në ora 15.00 në Gostivar, policët nga Stacioni Policor në Gostivar, në bazë të urdhrit gjyqësor, e kanë arrestuar Z.B.(23) nga Gostivari për mbajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 215 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit”, thuhet në kumtesën e MPB-së, transmeton TV21.