Arrestohet 19 vjeçari nga Çegrani i Gostivarit

Nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, informojnë se nëpunësit e policisë të SPB-Tetovë nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar kanë arrestuar 19 vjeçarin nga Çegrani i dënuar me tre vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal, transmeton TV21.

Pas arrestimit 19 vjeçari F.A me urdhër të gjykatës do të dërgohet në INKP “Tetovë” për të vuajtur dënimin.