Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, shkelën orën policore

Mbrëmë (21-prill), dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, policia ka privuar nga liria personat T.M. (28) dhe B.C. (30) nga Republika e Shqipërisë, të cilët po qëndronin të paregjistruar në zonë dhe të njëjtit kishin shkelë vendimin e Qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve-orën policore. Dy shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedim të mëtejshëm.