Arrestohen dy persona për vrasjen në kazino në Shkup

Dy persona janë arrestuar pas vrasjes së 46 vjeçarit nga Haraçina i cili humbi jetën në kazino në qendër të Shkupit.

Sipas Telma, të arrestuar dyshohen si kryes të veprës penale, ndërsa policia kërkon edhe një person nga Shkupi.

Më herët Prokuroria Publike bëri të ditur se po kërkohet vrasësi.

“Sipas të dhënave të para, i vrari i moshës 46, në kazino ka ardhur me tre persona, në gjendje të alkoolizuar. Për një kohë kanë luajtur në aparate, dhe më pas viktima ka nisur të shtyhet me njërin nga personat me të cilët ka qenë bashkë në kazino. Dy të tjerët janë përpjekur t’i ndajnë, por i dyshuari ka nxerrë revolen dhe disa herë ka goditur viktimën. Më pas me kondak ka goditur disa herë viktimën në kokë, kurse ai vdes në vendngjarje”, u shprehën nga Prokuroria Publike.