Arrestohen dy persona nga Velesi, policia i gjen kokainë në automjet

Ministria e Punëve të Brendshme, informon se dje në orët e pasdites në autostradën Shkup-Veles, para pikës pagesore në Sopot, nëpunësit policorë nga Departamenti për kriminalistikë dhe Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, ka privuar nga liria D.K(24) dhe A.A(31) të dy nga Velesi, për shkak se gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tyre modeli xhip “Audi” është gjetur kokainë.

Personat janë privuar dhe sipas urdhrave të Prokurorisë të Velesit kundër tyre do të ngritët padi penale për dyshimin se kanë kryer vepër penale e dënueshme sipas Kodit penal, neni 215.