Arrestohen dy persona, konfiskohet një sasi e marijuhanës

Gjatë ditës së djeshme (25.05.2021) rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin G.N. nga Velesi dhe M.S. 32 vjeç nga Shkupi. Gjatë nj kontrolli ndaj makinës “Audi”, me të cilën po udhëtonin personat e lartpërmendur është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Ata janë privuar nga liria dhe janë dërguar në mbajtje në stacionin policor për dokumentim të plotë të rastit, pas çka do të pasoj padi adekuate.