Më 18.04.2026, në orën 22:05, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.S. (34) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës në Shkup, në periudhën nga viti 2024 deri më 18.04.2026, shpesh i ka bërë kërcënime babait të tij 62-vjeçar, duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj tij, ndërsa në disa raste ka tentuar ta sulmojë me send të mprehtë.
Më 18.04.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, një grua 38-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se në periudhën nga marsi i vitit 2025 deri më 18.04.2026, ish-bashkëshorti i saj P.G. përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe kërcënuese asaj dhe familjes së saj. Sipas denoncimit, ai më parë e ka keqtrajtuar si psikikisht, ashtu edhe fizikisht.
Më 18.04.2026, në orën 07:00, në SPB Shkup, një grua 50-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se rreth orës 04:30, në shtëpinë familjare në zonën e komunës së Petrovecit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.B. (56), i cili njëkohësisht i ka bërë kërcënime, ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake dhe e ka përzënë nga shtëpia. Sipas denoncimit, ajo edhe më parë ka qenë e keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj, por nuk ka denoncuar deri më tani. Më pas, nëpunësit policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me të denoncuarin.
Më 18.04.2026, në orën 02:15, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria B.M. (37) nga rajoni i Ohrit. Një ditë më parë, rreth orës 21:00, në shtëpinë familjare, ai e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare, ndërsa më pas me send të mprehtë i është kanosur asaj dhe miqve të tyre D.P. dhe K.K. Kundër tij është paraqitur kallëzim penal, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditësh.
Më 18.04.2026, në SPB Ohër, nëpunës policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me Z.S. (48) nga Ohri, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se më 16.04.2026 e ka kërcënuar bashkëshortin e saj 47-vjeçar, ndërsa më 18.04.2026 e ka sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës.
Më 18.04.2026, në orën 18:50, në NJPB Dibër, një 47-vjeçar nga Dibra ka denoncuar se në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij Xh.N. (21), person me probleme shëndetësore, i cili më pas është dërguar në institucion shëndetësor.
Më 18.04.2026, në orën 20:15, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria T.D. (52) nga Kërçova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se gjatë ditës në disa raste ka telefonuar bashkëshorten e tij 48-vjeçare dhe e ka shqetësuar atë dhe nënën e saj, pavarësisht se nga Gjykata Themelore Kërçovë kishte ndalim për t’i kontaktuar të dyja.
Më 18.04.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria E.M. (41) nga një fshat i rajonit të Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se përmes thirrjeve telefonike dhe rrjeteve sociale i ka bërë kërcënime ish-partneres së tij 35-vjeçare. Njëkohësisht, bashkëshortja e tij A.M. (40) ka denoncuar se ish-partnerja e bashkëshortit të saj në rrjete sociale ka publikuar përmbajtje me të cilat ka keqpërdorur të dhënat e saj personale dhe ka fyer familjen e saj.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre ndaj autorëve do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Maqedoni Arrestohen 4 persona, 8 denoncime për dhunë familjare gjatë 24 orëve





