Arrest për 38 vjeçaren nga Shkupi, ishte pjesë e ISIS’it

Policia ka arrestuar një grua 38-vjeçare, e cila ka marrë pjesë në aktivitetet e organizatës terroriste islamike e njohur si ISIS në Siri, përcjell in7.

Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit ka ngritur kallëzime penale kundër L.S. nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale ndihmë, aftësim dhe pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacion paramilitar apo parapolicor.

Dy herë, ajo me dashje është nis për në Siri, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Më 10 mars, gruaja nga Shkupi është ekstraduar nga Stambolli për në Shkup, nëpërmjet linjës ajrore./in7.tv/