Arnold: Ne kemi mentalitet të fitojmë çdo ndeshje

Trent Alexander-Arnold ka thënë se Liverpool kanë mentalitet të fitojnë të gjitha ndeshjet.

‘Reds’ po kalojnë në një sezon tejet të mirë, si në ligë ashtu edhe jashtë saj.

Ata kanë triumfuar në dy kupat e Anglisë, atë Carabao dhe FA, janë ende në garë për titull të Premier Ligës, si dhe janë në finale të Ligës së Kampionëve.

E meritat për këtë formë i kanë lojtarët e Jurgen Klopp, në mesin e tyre edhe Arnold, që tha se ‘Reds’ kanë mentalitet t`i fitojnë të gjitha ndeshjet.

“Çdo ndeshje kemi ditur se duhet të marrim tre pikët. Nga mënyra se si është tani, deri në shtator dhe tetor, është saktësisht i njëjti mentalitet nga ne për të fituar çdo ndeshje.”

Anglezi ka thënë se loja e tyre varet edhe nga ajo e Man Cityt.

“Padyshim që varet nga mënyra se si është edhe City”, tha ai ekskluzivisht për ‘Sky Sports’, përcjell lajmi.net.

Liverpool sot do të përballen me Wolves, ndërsa Man City me Aston Villa në orën 17:00, këto ndeshje do të vendosin gjithçka sa i përket titullit të Premier Ligës.