Armë, fishekë dhe kokainë gati për shitje, dy të arrestuar në Vlorë dhe Dhërmi

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës në kuadër të një operacioni kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet dhe zonat bregdetare.

Operacioni i koduar “Siguria”, i zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, çoi në arrestimin e një 33-vjeçari me precedent penal dhe të një 18-vjeçari të dyshuar për shitje droge.

Në pranga përfundoi T.P., 33 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një krehër arme, 44 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi kokaine të ndarë në doza, e dyshuar si e destinuar për shitje.

Po ashtu u arrestua edhe A.C., 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në zonën e Dhërmiut me sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Sipas Policisë, droga dyshohet se do të shpërndahej në zonat turistike të bregdetit dhe në qytetin e Vlorës.

Gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit, municionet luftarake dhe sasitë e lëndëve narkotike të gjetura tek të arrestuarit.

Policia bën me dije se kontrollet në terren do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sipas SPAK-ut, skema e pastrimit të parave kalonte në disa faza: fillimisht transferimi i fitimeve të narkotrafikut, përfshirë përmes sistemit informal “hawala”, më pas investimi në prona dhe fshehja e pronësisë përmes dokumenteve të falsifikuara, dhe në fund integrimi i kapitalit në projekte ndërtimi.

Prokuroria thekson se një modus operandi i ngjashëm është konstatuar edhe në hetime të tjera të zhvilluara për investime në zonat e Palasës, Dhërmiut, Himarës dhe Tiranës.