Arjola Demiri është aktore shumë e njohur për publikun, e cila njihet për disa role, shkruan lajmi.net.
Famën më të madhe, ajo e bëri gjatë aktrimit në serialin vendor “O sa mirë”, ndërsa më vonë u përfshi edhe në disa projekte filmike.
Aktorja së fundi ka qenë e ftuar në “Aftër Party” të Luana Vjollcës, ku iu përgjigj disa pyetjeve të sikletshme.
Arjola tha se është beqare dhe dëshiron që partneri i saj t’i bëjë shumë befasi.
Ajo u pyet edhe rreth asaj se cili është vendi më i çuditshëm ku ka bërë dashuri, teksa nuk hezitoi të përgjigjej.
“Në mal”, u shpreh shkurt Arjola. /Lajmi.net/