Arjola Demiri largohet nga “Portokalli”?

Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i sezonit të ri të spektaklit të humorit ‘Portokalli’. Të gjithë jemi kuriozë të dimë kastin e aktorëve të këtij viti.

Pak ditë më parë u përfol se aktori Visjan Ukcenaj do të transferohej nga ‘Klanifornia’, e se së shpejti do e shohim në ‘Portokalli’. Ai ndau një video krahë prezantuesit dhe aktorit, Salsano Rapi dhe aktorëve të tjerë, duke na lënë kështu të nënkuptojmë se do të jetë hyrja e re në këtë spektakël.

Megjithatë ajo që ka rënë në sy është fakti se aktorja Arjola Demiri deri tani nuk ka bërë asnjë postim lidhur me spektaklin, asnjë njoftim se kur do të nisë apo rolin që ajo do të ketë, duke ngritur dyshime se nuk do të jetë më pjesë e kastit të aktorëve.

Së fundmi është publikuar edhe promoja e emisionit duke bërë publik ditën e nisjes dhe kastin e aktorëve. E sërish Arjola mungon!