Arilena Ara ka reaguar pas debatit rreth çmimit të parë në “Festivalin e Këngës”.
Të dielen u mbajt finalja e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe fituese u zgjodh Arilena Ara, shkruan lajmi.net.
Por, çështja e fituesit po diskutohet shumë në publik, për shkak të votave të jurisë dhe rezultatit shumë të ngushtë me Elvana Gjatën.
Pas gjithë zhurmës që u bë lidhur me këtë çmim, ka reaguar vet Arilena, e cila thotë se me këtë këngë ka qeshur e qarë.
“Me ktë këngë kam qarë dhe kam qeshur”, ka shkruar ajo.