Arilena e nis ditën me foto nga shtrati

Arilena publikoi foto e veshur me robdishan.

Këngëtarja e njohur Arilena Ara mëngjesin e sotëm e filloi me foto nga shtrati, ku shfaqet natyrale, shkruan lajmi.net.

Artistja kishte veshur një robdishan dhe kishte lëshuar flokët, teksa po bëhej gati për fundjavë.

Edhe këtë herë, këngëtarja duket për mrekulli ani pse nuk kishte vendosur grim në fytyrë dhe flokët i kishte të lagura.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Arilena Ara është “A i sheh” në bashkëpunim me Alban Skënderajn.