Tiranë, 35-vjeçarja i jep fund jetës

Një 35-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar së sasi ilaçesh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë dhe policia njofton se e reja, pasi ka konsumuar një sasi ilaçesh është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Raportohet se gruaja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka vendosur të konsumojë ilaçet.

Njoftimi i policisë shqiptare:
Shtetasja Gj. Ç., 35 vjeçe, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar një sasi medikamentesh, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.