Arilena Ara ‘favorite’ për ‘Eurovizion’, renditet e para në sondazhin ‘online’

Arilena Ara është fituesja e ‘Festivalit të këngës’, këngëtarja do përfaqësoj vendlindjen e saj në festivalin e ‘Eurovizionit’ i cili këtë vit do mbahet në Holandë, saktësisht në Roterdam.

Këngëtarja e cila për momentin është në Amerikë ku po punon me disa kompozitorë të huaj në ndryshimin e këngës ‘Shaj’, është radhitur e para në një sondazh ‘online’ me më shumë se 4000 vota nga 7000 të mundshme.

Spanja është në vendin e dytë me titullin “Universo” pasi ka marrë 2245.

Ndërkohë në vendin e tretë renditet kënga nga Republika Çeke me titullin “Kemama”.

Në fund media wiwibloggs, pyet dhe publikun: A e meriton Shqipëria të jetë numri një?