Ariana Grande shoqërohet nga këngëtarja shqiptare para ndarjes së çmimeve ‘Grammy’

Të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’.

Më datën 26 Janar do të bahet ‘eventi’ i ‘Grammy Awards’ për shpërblimin e këngëtarëve më të suksesshëm në industrinë e muzikës, shkruan lajmi.net.

Një nga këngëtaret më të nominuara të këtij organizmi është Arianna Grande me plot pesë nominime, deri sa autorja e këngës ‘7 rings’ është nën ‘ethet’ e këtij ‘eventi’ ajo po shoqërohet nga këngëtarja shqiptare.

Bëhet fjalë për Njomza Vitinë, shqiptarja ka hedhur një imazh në Instagram ku ka etiketuar Arianën dhe ka shkruar “Festë para ‘Grammy awards”.