Arian Dema përkujtohet me instrumentale nga artistët kulmorë shkupjanë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta Arian Dema (1957-2016) një guitarist i shkëlqyer si dhe anëtar i grupit të famshëm Shkupjan PU grupa – e përkujtojmë me këtë instrumentale e titulluar “Infinity” që ka kuptimin e pafundësisë si në art, muzikë, shkencë etj.
Autori i projektit Ismet Shaini nëpermjet ketij instrumentali lë porosi për gjneratat e reja se kemi vepra që i trashëgojmë brez pas brezi me gjenerata të tëra-andaj në projekt janë të kyçur instrumentistë/muzicientë te periudhave të ndryshme, si Arian Dema vitet 70’ta, Ismet Shaini vitet 80’ta, Artan Kastrati vitet 90’ta, Artan Mustafa dhe Armend Shaini, vitet 2000’ta dhe në fund një fëmijë 4vjecar Aresi i cili simbolizon vazhdimësinë e vlerave edhe në të ardhmen.
Audio është realizuar në studio “Velvete Ear” Brooklyn New York City dhe”Art Studio” Shkup. Autori i projekti kitaristi i mirenjohu shqiptar nga Shkupi falenderon të gjithë pjesëmarësit që ndihmuan dhe dhanë kontribut professional – e sidomos Artan Kastratin ku njëherit eshte edhe koaranzher ne kete instrumental. “Njeriu ndahet nga kjo botë sot ose nesër por veprat dhe vlerat mbesin përjetësisht”, ka thene nder te tjera maesstro Ismet Shahini, duke shtuar per ne fund: “Pusho i qetë miku im Arian Dema”.

P.S. Ja edhe komplet lista se kush ka marrë pjesë në projekt

Titulli I projektit ,,, Ismet Shaini – Infinity
Remembering the great guitar player Arian Dema 1957/2016
Music by Ismet Shaini
Arrangements by Ismet Shaini & Artan Kastrati
Studio –“Velvet Ear” Brooklyn New York City
Art Studio – Shkup
Video & Montage by Agron Shahini
Bass guitar – Joshua
Guitar – Artan Kastrati
Guitar – Ismet Shaini
Sax – Artan Mustafa
Synth Keyboard – Armend Shaini
Kid – Ares