Sport Argjentina fiton Botërorin pas tridhjetë e gjashtë vitesh

Argjentina fiton Botërorin pas tridhjetë e gjashtë vitesh

Argjentina ia ka dalë të bëhet kampion bote pas tridhjetë e gjashtë vitesh dhe Lionel Messi ia ka dalë që ta ketë edhe trofeun e Kupës së Botës në vitrinën e tij.

 

Kjo pasi kombëtarja nga Amerika Latine ka triumfuar nga Franca në ndeshjen finale të Botërorit “Qatar 2022” duke e fituar ndeshjen me penallti. Gjatë kohës së rregullt ndeshja ka përfunduar baraz 2-2. Pastaj ndeshja ka shkuar në vazhdime, ku janë shënuar dy gola të tjerë për rezultatin 3-3, duke bërë që kombëtaret të shkojnë drejt pikës së bardhë dhe për ta sqaruar ndeshjen përmes penalltive.

Rezultati me penallti ka qenë 4-2 për gauçosët.

Deri tek penalltitë erdhi pasi nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt nuk e kanë dhënë fituesin.
Franca dhe Argjentina e kanë mbyllur ndeshjen baraz me rezultat 2-2.
Argjentina për tetëdhjetë minuta e ka pasur kryefjalën në fushë. Me gola, me raste, me posedim dhe me statistika të tjera.
Dominimi latinoamerikan filloi qysh në fillim, kur dukej që po kërkonte më shumë golin, por të cilin e arriti vetëm në minutën e njëzet e tretë.
Një ndërhyrje e Ousmane Dembele në Angel Di Maria brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit ka bërë që gjyqtari ta tregojë pikën e bardhë. E aty nuk ka gabuar Lionel Messi.
Pastaj ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur “gauçosët” kanë bërë një kundërsulm përmes të cilit ka shënuar Di Maria pas një asistimi nga MacAllister.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Pjesa e dytë ka nisur sërish me dominim argjentinas. Por francezët gradualisht kanë nisur të zgjohen. Dhe përfundimisht janë zgjuar në minutën e tetëdhjetë. Një gabim i mbrojtjes argjentinase dhe referi ka treguar pikën e bardhë. Mbappe është treguar i saktë duke bërë që rezultati të ngushtohet në 2-1. Dhe kthimi i madh francez ka ndodhur vetëm pas një minute. Ka qenë sërish ai, Mbappe, që me një gjuajtje prej brenda zonës, e ka shënuar golin e dytë dhe e ka vendosur barazpeshën në ndeshje.

Me kaq edhe kanë përfunduar nëntëdhjetë minuta.

Në kohën shtesë, një top i dhënga nga Lutaro Martinez prej afërsisë dhe Lionel Messi e ka çuar topin drejt rrjetës. Kjo ka ndodhur në minutën e 109-të të ndeshjes. Por drama ka zgjatur. Kylian Mbappe është treguar prapë i saktë në ekzekutimin e penalltisë. Ai ka shënuar në minutën e 118-të për barazimin e Francës.

Argjentina e cila e humbi ndeshjen e parë në grup kundër Arabisë Saudite erdhi në finale pasi paraprakisht në gjysmëfinale kaloi Kroacinë, në çerekfinale ka eliminuar Holandën, ndërsa në 1/8 e finales Australinë. Franca erdhi deri në finale, pasi paraprakisht në gjysmëfinale fitoi kundër Marokut, në çerekfinale kaloi Anglinë, kurse në 1/8 e finales Poloninë.

Argjentina me këtë fitore e çon në tre numrin e titujve të fituar në Botëror. Ajo kishte fituar më 1978 dhe më 1986.

 

Prapë barazon Franca, ndeshja drejt penalltive

Kylian Mbappe është treguar prapë i saktë në ekzekutimin e penalltisë. Ai ka shënuar në minutën e 118-të për barazimin e Francës.

Ndeshja momentalisht ka rezultatin 3-3.

Me këtë rezultat do të jenë penalltitë ato që do ta përcaktojnë fituesin.

Futbollisti i PSG-së arriti t’i shënojë tre gola në këtë ndeshje.

Messi shënon dhe Argjentina drejt titullit

Një top i dhënga nga Lutaro Martinez prej afërsisë dhe Lionel Messi e ka çuar topin drejt rrjetës. Kjo ka ndodhur në minutën e 109-të të ndeshjes.

Argjentina ka shënuar dhe tashmë gjendet shumë afër titullit kampion bote.
Momentalisht në stadiumin ku po zhvillohet ndeshja në Katar rezultati është 3-2 për Argjentinën.

Në fushë janë duke u zhvilluar dhjetë minutat e fundit.

Nëntëdhjetë minuta s`e japin kampionin, Francë-Argjentinë shkon vazhdime

Nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt nuk e kanë dhënë fituesin e Kupës së Botës “Qatar 2022”.

Franca dhe Argjentina e kanë mbyllur ndeshjen baraz me rezultat 2-2.
Ndeshja do të shkojë në shtesat dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta dhe nëse as aty nuk ka gola, atëherë do të jenë penalltitë të cilat përfundimisht do ta nxjerrin emrin e fituesit, rrjedhimisht edhe kampionit.
Argjentina për tetëdhjetë minuta e ka pasur kryefjalën në fushë. Me gola, me raste, me posedim dhe me statistika të tjera.
Dominimi latinoamerikan filloi qysh në fillim, kur dukej që po kërkonte më shumë golin, por të cilin e arriti vetëm në minutën e njëzet e tretë.
Një ndërhyrje e Ousmane Dembele në Angel Di Maria brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit ka bërë që gjyqtari ta tregojë pikën e bardhë. E aty nuk ka gabuar Lionel Messi.
Pastaj ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur “gauçosët” kanë bërë një kundërsulm përmes të cilit ka shënuar Di Maria pas një asistimi nga MacAllister.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Pjesa e dytë ka nisur sërish me dominim argjentinas. Por francezët gradualisht kanë nisur të zgjohen. Dhe përfundimisht janë zgjuar në minutën e tetëdhjetë. Një gabim i mbrojtjes argjentinase dhe referi ka treguar pikën e bardhë. Mbappe është treguar i saktë duke bërë që rezultati të ngushtohet në 2-1. Dhe kthimi i madh francez ka ndodhur vetëm pas një minute. Ka qenë sërish ai, Mbappe, që me një gjuajtje prej brenda zonës, e ka shënuar golin e dytë dhe e ka vendosur barazpeshën në ndeshje.

Franca e barazon rezultatin për dy minuta

Për tetëdhjetë minuta Kylian Mbappe nuk është dukur dhe kur ka dalë në skenë e ka bërë atë që vështirë bëhet në një finale të Kupës së Botës. I ka shënuar dy gola dhe e ka barazuar rezultatin për Francën.

Kur kanë mbetur edhe dhjetë minuta lojë rezultati është baraz 2-2.

Mbappe fillimisht ka shënuar nga penalltia në minutën e tetëdhjetë, ndërsa golin tjetër e ka realizuar në minutën e tetëdhjetë e një. No description available.

Me këtë rezultat ndeshja shkon drejt vazhdimeve.

Argjentina mbyll pjesën e parë me rezultat që do ta bënte kampion

Argjentina po fiton kundër Francës pas pjesës së parë të finales së Botërorit “Qatar 2022”.  Pas dyzet e pesë minutave rezultati i ndeshjes është 2-0.

Një ndërhyrje e Ousmane Dembele në Angel Di Maria brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit në minutën e njëzet e tretë të takimit ka bërë që gjyqtari ta tregojë pikën e bardhë. E aty nuk ka gabuar Lionel Messi.
Ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur “gauçosët” kanë bërë një kundërsulm përmes të cilit ka shënuar Di Maria pas një asistimi nga MacAllister.

Mbajtja e këtij rezultati do t’ia sillte Argjentinës titullin e kampionit.

Argjentina shton epërsinë kundër Francës

Argjentina e ka rritur epërsinë e golave ndaj Francës në finalen e Botërorit “Qatar 2022”.

Latinoamerikanët kanë shënuar edhe golin e dytë në “Lusail Stadium”.
Ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur “gauçosët” kanë bërë një kundërsulm përmes të cilit ka shënuar Di Maria pas një asistimi nga MacAllister.
Ndeshja po shkon drejt përfundimit të pjesës së parë.

Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat atëherë Argjentina do të bëhej kampion.

Messi kalon Argjentinën në epërsi

Një ndërhyrje e Ousmane Dembele në Angel Di Maria brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit ka bërë që gjyqtari ta tregojë pikën e bardhë.

E aty nuk ka gabuar Lionel Messi.

Argjentina po fiton kundër Francës me rezultat minimal pas njëzet e tre minutash lojë në finalen e Botërorit “Qatar 2022”.

Deri në këtë moment ndeshja është karakterizuar nga një insistim më i madh i latinoamerikanëve.

Ky ishte goli i gjashtë i Messit në këtë Botëror.

Nis finalja e Botërorit “Qatar 2022” mes Francës dhe Argjentinës

Ka nisur finalja Francë – Argjentinë pas së cilës do të dihet se kush është fitues i Kupës së Botës “Qatar 2022”.

Franca erdhi deri në finale, pasi paraprakisht në gjysmëfinale fitoi kundër Marokut, në çerekfinale kaloi Anglinë, kurse në 1/8 e finales Poloninë. Argjentina erdhi në finale pasi paraprakisht në gjysmëfinale kaloi Kroacinë, në çerekfinale ka eliminuar Holandën, ndërsa në 1/8 e finales Australinë.
Që të dy kombëtaret janë fitues të dyfishtë të Kupës së Botës. Argjentina më 1978 dhe 1986, ndërsa Franca më 1998 dhe 2018.
Finalja Francë – Argjentinë, formacionet

Finalja e Botërorit “Qatar 2022” mes Francës dhe Argjentinës zhvillohet sot. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.