Ardijan Ismani i dhuroi Muftinisë së Kumanovës veturë për bartjen e kufomave

Muftinia e Kumanovës ka pranuar si donacion, një veturë për bartjen e kufomave. “Gjatë këtyre ditëve në Muftininë e Kumanovës erdhi personi Ardijan Ismani nga Kumanova i cili kishte vendosur të dorëzoj një veturë për bartjen e kufomave nga xhamitë e Kumanovës për në varrezat e qytetit”, thuhet në njoftimin e Muftinisë së Kumanovës të publikuar në Facebook.

Më tej, Muftinia sqaron se një veturë e tillë i ka munguar myslimanëve të Kumanovës prej vitesh dhe se bartja e kufomave është bërë në mënyrë private. “Ardijan Ismani thotë se këtë unë po e bëjë për shpirtin e babait tim Selver Ismani, ish kryetarit të gjykatës themelore në Kumanovë dhe ish anëtarë i Muftinisë së Kumanovës. Ai thotë se babai im i ndjeri shumë ka bërë për neve si familjarë të tij, prandaj kamë vendosur që kjo të jetë një donacion-dhuratë që e bëjë për shpirtin e tij, jamë i vetëdijshëm se ne kurrë nuk mundemi që t`ia paguajmë mundin dhe kujdesin e tij që ka dhënë për ne si familje dhe më gjërë, prandaj urdhëroni z.Mufti pranoni çelësat e veturës dhe ju priftë e mbara dhe inshalla Zoti është i kënaqur në vepër. Muftiu i Muftinisë së Kumanovës h.Abedin ef.Imeri, pasi që i pranoi çelësat, tha: I nderuari Ardijan Ismani, në fillim ju falënderoj në emër të Muftinisë së Kumanovës dhe të xhematit të Kumanovës për këtë vepër të madhe që po e bëni për shpirtin e prindit tuaj dhe ish anëtarit të Muftinisë së Kumanovës z.Selver Ismani, Allahu e Mëshiroftë. Me të vërtetë ne prindërve tanë ju kemi shumë borxhe, ngase ata kanë dhënë shumë pë ne, na kanë rritur dhe shkolluar dhe për mundin e tyre që kanë dhënë për ne Zoti qoftë i kënaqur me prindërit tanë, ne sado që të kontribojmë për prindërit tanë ajo nuk është e mjaftueshme, por kjo që ju po e bëni është një vepër shumë e madhe pasi kjo veturë do të përdoret për bartjen e kufomave në Kumanovë. Lus Allahun e Madhërishëm që merhumin z.Selverin, babanë tuaj ta mëshirojë dhe ta vëndostë në Xhenetul Firdevs dhe ju dhashtë të mira në këtë botë dhe ju takoftë me prindin tuaj në Xhennet. Amin !”, thuhet në njoftimin e Muftinisë së Kumanovës.