Ardian Bujupi zbuloi se kur po lanson këngën e re

Ardian Bujupi nuk dëshiron të ndalet duke iu dhuruar këngë të reja fansave të tij, shkruan lajmi.net.

Ai përmes Instagramit ka treguar se këtë të enjte vjen kënga e tij më e re, “Baila Morena”.

Projekti i ri vjen me datë 15 prill në orën 23:59 thuajse 2 javë pas lansimit të bashkëpunimit me këngëtaren gjermane Vannesa Mai me titull “Landebahn”.

 

Ardiani së fundi përmes disa Instastory të postuara në Instagramin personal ka zbuluar se ka përfunduar në spital.

Këngëtari shkroi fjalën “mbidozë” në njërën nga postimet e tij, duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë se mos ndoshta ishte në spital nga përdorimi i ndonjë substance narkotike.