Ardian Bujupi publikon këngën ‘Modela’

Ardian Bujupi ka disa muaj që po paralajmëron këngën e re, gjatë orëve të para të së premtes ai lansoi projektin e shumëpritur.

Kënga e titulluar ‘Modela’ është shoqëruar edhe me vidoklip nga këngëtari i cili sërish interpreton një stil të veçantë.

Kujtojmë se Ardiani gjatë kohës së karantinimit ka lansuar edhe një projekt tjetër muzikor, klipin e së cilit e kishte punuar së bashku me fansat e tij.