Ardian Bujupi dhe Shpat Kasapi publikojnë ripërpunimin e këngës “Valle kosovare”

Shumë vite më parë, në 2009 këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi lansojnë këngën me titullin “Valle kosovare”.

Projekti u pëlqye jashtë mase duke u kthyer në hit të padiskutueshëm, e që vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite në evente të ndryshme në gjithë trojet shqiptare.

Tani, kjo këngën është sjellur në një version të ripërpunuar nga këngëtari Ardian Bujupi, me të ftuar special vetë Shpatin.

Projekti me të njëjtin titull “Valle kosovare” erdhi i shoqëruar me një videoklip që u realizua nga produksioni “Sekuence”.

Kënga është lansuar në kanalin zyrtar të Bujupit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të dy artistëve.

Ndryshe, të dy ndërkohë krahas projektet të reja, mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje të shumta muzikore.