Ardhja e Mbappe dhe Endrick do t’ia ulë ndjeshëm minutat, dy klube spanjolle i afrohen Arda Gulerit

Ishte një fillim i vështirë i jetës në Real Madrid për Arda Guler, por në dy muajt e fundit, ai ka ardhur të tregojë vetëm fal paraqitjeve të mira.

Ai kishe disa paraqitje të shkëlqyera ku shënoi katër gola në tre ndeshjet e tij të fundit. Më parë, një huazim në verë ishte një mundësi reale, por tani duket gjithnjë e më pak e mundshme.

Nëse Guler do të largohej në formë huazimi, Real Betis dhe Sevilla janë dy nga klubet e interesuara për ta afruar turkun.

Megjithatë, vetë lojtari do të refuzojë çdo lëvizje gjatë verës, pasi ai dëshiron vetëm të qëndrojë në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Mundësitë e Guler mund të kufizohen sezonin e ardhshëm me Kylian Mbappe dhe Endrick Felipe që të dy do të mbërrijnë në Real Madrid gjatë afatit kalimtar.

Pavarësisht kësaj, ai do të luftojë për vendin e tij, pasi këtë e ka bërë në dy muajt e fundit.