Arbëri: Donaldit iu dha një plus dalja e Beatrixës

Të dy janë të ftuar në Fan Club ku edhe po rrëfejnë rrugëtimin e tyre në BBV, shkruan lajmi.net.

Arbëri do të mbahet mend për trekëndëshin e nominimit mes Einxhelit-Donaldit-Beatrixës si dhe momentin kur u shfaq se ai i dha informacione Trixës për sfidën që e priste jashtë atë.

I pyetur se a mendoi se pas daljes së Trixës, Donaldi do të luante më mirë, ai sqaroi se mendoi se secili brenda shtëpisë duhet të luajë lojën vetëm dhe se dalja e saj ishte një plus.

Kujtojmë se Beatrixa ende nuk ka dhënë asnjë intervistë për asnjë media.