Arbër Zaimi: Lirim i policëve tregon se ata ishin kidnapuar brenda aterritorit të Kosovës

Shkruan: Arbër Zaimi

Shumë mirë që u liruan policët e Kosovës. Po të ishin arrestuar në territor të Serbisë padyshim se do të ishin mbajtur e gjykuar sipas procedurave. Lirimi vërteton atë që kanë treguar objektivisht edhe provat materiale, se kanë qenë të rrëmbyer jashtëligjshëm, brenda territorit të Kosovës. Pra lirimi i tyre vërteton tej çdo dyshimi se edhe Serbia e pranon që ka patur agresion ndaj Kosovës.

Tash çdo shtet i cili dëshiron normalizim në Ballkan, pra që nuk mbështet linjën autokratike-ultranacionaliste të Vuçiqit, duhet:

1. Të dënojë agresionin territorial që çoi në rrëmbimin e policëve.

2. Të kërkojë kapjen dhe dënimin e atyre që kanë kontrabanduar armë në Kosovë dhe urdhërdhënësve të tyre.