Arbër Ademi: Rryma s’u shtrenjtua më shumë se 10%

“Zotëri Aziri duhet të ju them se nuk pajtohem me disa fjalë që i thatë”, kështu nisi replikën e tij, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ndaj deputetit opozitar, Elmi Aziri.

Ademi ka thënë se rezultatet e ministrave të BDI-së janë evidente dhe ka numëruar nga sektori i ekonomisë.

“E para, pritshmëritë nuk janë pa rezultate sepse substanca është kredibiliteti. Gjithçka çfarë kemi premtuar deri më tani, e kemi realizuar dhe kuadrot tona që na përfaqësojnë në ekzekutiv, kanë rezultate konkrete dhe të gjithë, ju dhe ne nuk mund t’i kontestojmë. Vetëm në sektorit e ekonomisë, meqë jeni ekonomist dhe i dini këto fakte. Derisa të tjerët thoni se do të ketë nga 30 deri në 40% shtrenjtim të energjisë elektrike, Kreshnik Bekteshi thoshte jo më shumë se 10% dhe kështu doli. Derisa në tërë rajonin ka reduktime, qytetet ishin pa ndriçim, Bekteshi tha se nuk do të ketë reduktime në asnjë sekondë. Zgjidhje u gjend edhe për ngrohjen qendrore. 55 mijë amvisëri nuk do të paguajnë fatura për rrymë”, tha mes tjerash Ademi, transmeton TV21.

Ka përmendur edhe Kodrën e Diellit.

“A e dini se Kodra e Diellit këtë sezon është shndërruar në një potencial të rritjes nga turistë vendorë dhe të huaj”, tha më tej Ademi.