Arbenita Ismajli flet për operacionet, tregon në cilën pjesë të trupit ka intervenuar

Arbenita Ismajli ka vendosur të j’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram.

Pyetjet më të shpeshta ishin ato lidhur me romancën që po kalon me reperin, por kishte edhe nga ato që lidheshin me fizikun e saj.

Bukuroshja është pyetur nëse ka kryer ndonjë operacion.

Arbenita ka pranuar se deri më tani ka ndërhyrë vetëm në një pjesë të trupit.

“Fytyra është e gjitha e imja. Duhet të pranoj se kam bërë reduktim të gjoksit. Dy herë pasi e para ishte jo e suksesshme. Nuk më pëlqen të gënjej kështu që ja ku e keni” ishte përgjigjur modelja.