Boris Johnson nuk është vendosur në terapi respiratore

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili e kaloi natën në terapi intensive pasi u diagnostikua pozitiv me koronavirusin e ri, ka marrë oksigjen por nuk i është nënshtruar terapisë me respiratorë, theksoi sot një minister i planit të pare, Michael Gove.

“Kryeministri ka marrë një terapi me oksigjen por, ai mbetet nën mbikëqyrje të lartë, por nuk është vendosur në terapi respiratore”, theksoi Michael Gove, numri dy de facto I qeverisë, për radion LBC.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, 55 vjeç, i cili rezultoi pozitiv për koronavirusin e ri 10 ditë më parë, u transferua në kujdes intensiv, sot, pas shtrimit në spital në Londrën Qendrore, tha zëdhënësi i tij.

“Gjatë pasdites, gjendja shëndetësore e kryeministrit u përkeqësua dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit”, tha zyrtari.

“Kryeministri i kërkoi ministrit të Jashtëm Dominic Raab (…) ta zëvendësojë atë kur është e nevojshme”, shtoi ai në një deklaratë