Arben Taravari në takim me zyrtarët e ODIHR

Kryetari i Aleancës për Shqiptarër, z. Arben Taravari sot zhvilloi takim me zyrtarët e ODIHR e kryesuar nga zyrtarja e lartë znj. Keara Castaldo.

“Në këtë takim Kryetari Taravari e njoftoi znj. Castaldo për qëndrimin e ASH-së, në grupin punues ku qëndrimet e ASH-së janë në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR rreth procesit të zgjedhjeve.
Kryetari Taravari gjithashtu kërkoi nga zyrtarja e lartë Castaldo që në zgjedhjet që vijojnë te ketë prezencë të përfaqësuesve të OSBE/ ODIHR për t’i monituar zgjedhjet, sepse vetë prezenca e këtij misioni është garancë për një proces të lirë zgjedhor.

Kryetari Taravari gjithashtu falenderoi znj. Castaldo për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar nga ODIHR në interes të zgjedhjeve dhe legjislacionit zgjedhor për të qenë në harmoni të plotë me standardet e shteteve të BE-së”, thuhet në njoftim. (INA)