Arben Fetai reagon nga Brukseli: BE nuk guxon të “rrëshqasë” te çështja e Kosovës

Harta e Ballkanit që mohon ekzistencën e Kosovës në zyren e Lajçakut nuk është gafë, vlerëson Arben Fetai përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët në Bruksel, shkruan gazeta Lajm.
“BE është neutrale karshi shtetësisë së Kosovës por institucionet e BE-së nuk guxojnë të lejojnë rrëshqitje nga neutraliteti në mohim”, thekson Fetahu, në reagimin e tij pasi Lajçak u paraqit me një hartë në prapavijë, ku Kosova është prezantuar si pjesë e Serbisë.