Arbana Osmani zbulon shifrën e parave që do të marrë fituesi i Big Brother

Moderatorja e njohur shqiptare e ka konfirmuar pjesëmarrjen në udhëheqjen e edicionit të ri të Big Brother.

Arbana Osmani, ka treguar shumë e entuziazmuar se prezantimi i  Big Brother ka qenë për të një ndër emocionet e saj më të mëdha në jetë dhe e tillë është ndjerë edhe këtë herë kur iu konfirmua në prill drejtimi i këtij formati, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, ajo ka treguar edhe shumën e parave që do të fitoi fituesi i Big Brother.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram,  Arbana Osmani tha se shuma është 100 mijë euro.

Kujtojmë se, Big Brother do startojë në muajin tetor.