Arbana Osmani “thumbon” Big Brother VIP Kosova?

Mbrëmjen e kaluar ka filluar spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova”.

Ky spektakël, është pritur mirë, por edhe ka pasur komente negative, shkruan lajmi.net.

Komentet negative vërshuan në rrjete sociale.

E ditën e sotme, ishte Arbana Osmani ajo e cila ka publikuar një foto në ‘Instagramin’ e saj, ku ka shkruar: Mirmëngjesi yje.

Kjo u morë si një “thumb” ndaj “BBVK”.

Madje të shumta ishin komentet në postimin e saj, se ju kishte munguar prezantimi i saj edhe natën e mbrëmshme./Lajmi.net/