Arbana Osmani ndan befasinë më të bukur që i bëri babai në emision

Moderatorja e njohur shqiptare ka ndarë me ndjekësit befasinë e ëmbël që i bëri babai.

Arbana Osmani është njëra ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ajo për ‘Ditën e baballarëve’ ka vendosur t`i kushtojë disa fjalë zemre babait të saj ku e quajti atë ‘super heroin’ e saj.

Në imazhin e ndarë nga Arbana ajo shihet me një fustan të kuq teksa buzëqesh pranë babit duke e përqafuar.

“Askush në këtë botë, nuk mund ta dojë një vajzë, më shumë se babai i saj” Por edhe une vdes për të ama. Gëzuar ditën e babait për njeriun tim të preferuar, super heroin tim”.

 

Më vonë ajo bëri edhe një postim, një video shkëputur nga emisioni i saj, “Dua të të bëj të lumtur”, kur babai i saj i erdhi si surprizë në emision dhe u shpreh shumë krenar për Arbanën e gjithë arritjet e saj në televizion dhe jo vetëm.

Prezantuesja e ka cilësuar këtë si një nga momentet më të bukura të jetës dhe është shprehur shumë e lumtur që babai ka thënë fjalë aq të bukura, për një “vajzë që nuk ka qenë fiks perfektë”.