Arbana Osmani i vë vulën, merr veprimin e shumëpritur ndaj vëllezërve Veshaj

“Big Brother VIP” padiskutim ishte njëri ndër spektaklet më të shikuara.

Pas përfundimit të këtij spektakli, Donaldi ishte njëri ndër personazhet më të përfolura.

Arbana u kritikua nga publiku kur i tha Donaldit se ai ishte kryefjala e atij “Big Brotheri” dhe kjo deklaratë i hapi rrugën njerëzve të mendonin se Donaldi ishte i preferuari dhe i llastuari i produksionit.

E kështu gjithçka shkonte vaj deri në natën finale kur çmimin e madh e fitoi Ilir Shaqiri.

Pas kësaj Donaldi hoqi nga ‘Instagrami’ moderatoren, e cila nuk ndërmori asnjë veprim ndaj tij dhe vëllaut të tij binjak.

Si duket tashmë ajo ka marrë vendimin të i vë vulën këtij muhabeti.

Ajo ka hequr tashmë binjakët nga ‘Instagrami’, kështu duke dëshmuar se mes tyre më nuk ka miqësi.